Peter Chatfield, i cili është duke vdekur nga kanceri, e vizituan mbi 400 vetë pas apelit në Botën Muslimane përmes mediave sociale.
Muslimani anglez i konvertuar, Peter Chatfield, po mbahet në Queens Hospital, Sahara Ward B5, për shkak të kancerit në shpinë që e ka lënë atë paralizuar nga gjoksi e poshtë. Mjekët i kanë dhënë atij një vlerësim se i kanë mbetur për të jetuar edhe gjashtë muaj.
Peter Chatfield i bëri thirrje vëllezërve muslimanë t’i jenë përreth, afër, për një kohë të caktuar, pasi ai nuk ka shumë miq muslimanë.
Përgjigja që ai mori ishte e mahnitshme. Jo shumë kohë pas mesazhit, që po përhapet me anë të mediave sociale, qindra muslimanë nga të gjitha shtresat shkojnë për të vizituar Piterin në spital.
"Unë jam i bekuar me të vërtetë," thoshte ai nga Ilmfeed. "Unë nuk e kthej askënd. Në ditët e fundit kam pasur mbi 400 vizitorë. Është mrekulli, unë jam shumë i kënaqur dhe po ndjehen i bekuar sepse po ndjehem kaq i dashur. Kjo është gjëja më e rëndësishme këtu - Dashuria "
Piteri ka pranuar një përgjigje të habitshme nga ftesa e tij për komunitetin musliman. Një vizitor erdhi me aeroplan nga Riadi, i Arabisë Saudite, vetëm për ta vizituar atë dhe u kthye përsëri me aeroplan për në Rijad. Një ditë më parë, një familje nga Pensilvania, SHBA, erdhi për të harxhuar disa kohë me të.
Piteri i tha: "Unë e di, nuk kam kohë të gjatë, unë jam gati për të shkuar,por shpresoj se nëse dike e kam lënduar ose mërzitur, ju lutem të më falin, para se unë të largohet nga ju të gjithë."
"A jam duke u frikësuar që po e lë jetën? Jo, unë jam në paqe dhe i rrethuar aq shumë dashuri. Në fakt, po më duhet që të bllokojë përkohësisht telefonin tim, sepse unë nuk po kam mundësi t’i përgjigjem telefonatave dhe mesazheve të shumta që marrë. Unë nuk kam pasur asnjë moment të dyshimit se ku jam duke shkuar. Bekuar qofshin ata që më vizitojnë mua".
Ai shtoi, "Unë uroj të gjithëve këtu një shërim të shpejtë. Ka shumë për të mësuar në lidhje me natyrën e njeriut dhe jetën. Disa njerëz nuk vizitohen nga asnjëri, nga askush, kurse unë kam me qindra vizitorë."
"Është kaq e trishtueshme, por i tillë është realiteti i jetës. Njerëzit duhet të shpenzojnë pak kohë me të dashurit e tyre - duke bërë gjëra të rëndësishme në jetë. Kjo është shumë më shumë se vetëm duke punuar, duke ngrënë, duke fjetur, rutinë për 60 apo 70 vjet "
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë