Restaurohet xhamiae vjetër Arasta në Shkup
Në një ceremoni festive më 5 qershor 2014, u inaugurua xhamia e vjetër dhe antike Arasta në çarshinë e Shkupit.
Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, kryetari i bashkisë së Bursës, ai i bashkisë së Çairit, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe shumë besimtarë.
Restaurimi i këtij objekti fetarë u bë i mundur falë bashkëpunimit të këtyre dy bashkive, si dhe disa biznesmenëve nga Turqia.
Fillimet e këtij objekti fetarë datojnë që para 6 shekujve. Pas 80 vitesh mungesë, ajo tani sërish do t’u shërbejë besimtarëve të Shkupit dhe më gjerë.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës