Mësimi fetarë apo mësimi për leximin e Librit shenjtë, është traditë e kamotshme për fëmijët musliman në Luginë të Preshevës, kjo ka treguar përvojë të jashtëzakonshme duke kontribuar në avancimin dhe edukimin e gjeneratave të shumta në aspektin fetarë.
Në kohët e mëhershme duke mos pasur mundësi që të studiojnë në vende të ndryshme, hoxhallarët i kanë marrë mësimet nga më të moshuarit dhe kështu pastaj e kanë ndjekur rrugën dhe janë bërë hoxhallarë të cilët kanë kontribuar jo vetëm në ruajtjen e fesë por edhe në traditën dhe kulturën tonë.
Sadije Ibrahimi nga fshati Osllar është shumë e lumtur që mëson leximin e Kur’anit, kjo ka qenë një ëndërr e sajë të mësoj të falet të bëj hatme (leximin e Kur’anit). Sadija vijon mësimin e leximit të Kur’anit në xhamin e fshatit Osllar nga imami Berat Alimi.
“Çdo vit e më shumë po rritet numri i të rinjve që dëshirojnë të mësojnë mësimin e shkronjave në gjuhën Arabe dhe leximin e Kur’anit”, thotë Imami Berat Alimi.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1409918899.jpg[/img]
Është kënaqësi të punosh me gjenerata të reja. T’ia mësosh dikujt leximin e Kur’anit është ndjenjë e veçantë pasi vet kam qenë nxënës i këtij mejtepi dhe kam ndjekur rrugën e të parëve të mi. Mësimi fetar me vite praktikohet edhe nëpër shkolla mirëpo atë çka e dallon mësimin në shkolla dhe mejtepe të Xhamive është se në mejtep mësohet leximi i Kur’anit i cili në fund kurorëzohet me hatme ndërsa në shkolla mësohet sipas plan programit i cili gjithashtu është mjaft i begatshëm”, thotë imam Alimi.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1409918961.jpg[/img]
Çdo shkronjë ka 10 sevape andaj as nxënësit e imam Beratit nuk hezitojnë të lexonin me krenari atë çka u ka mësuar hoxha i tyre, e paralel edhe të shprehnin ndjenjat e tyre për fenë islame dhe përkushtimin e tyre në këtë drejtim. Të gjitha shartet e islamit janë zbritur për qëllime të mira dhe për ta shëruar njeriun, respektivisht të riun, ajo që në radhë të parë kërkohet nga i riu musliman, në bazë të ajeteve kur’anore, është edhe besimi i paluhatshëm në Allahun, xh.sh. Në xhaminë e fshatit Osllar një herë në javë nxënësit nga imami i tyre mësojnë edhe leximin dhe këndimin e mevludit, mësojnë rreth fesë Islame, kjo xhami ka edhe korin ku në festa të Bajramit këndojnë ilaçi. Xhamia ka edhe bibliotekën me tituj të pasur të librave.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/hoxha-244x300_1409918981.jpg[/img]
Imami Berat Alimi thotë: “Është vetë rinia ajo e cila shpreh dëshirën për t’iu përkushtuar fesë Islame duke mos ndikuar as prindërit të cilët e kanë edhe obligim t’i drejtojnë fëmijët rrugës së drejt dhe kjo më bën edhe më krenar”.