Medreseja e Gostivarit me 53 nxënëse të reja fillon vitin e ri shkollor

Në Komunën e Gostivarit, viti i ri shkollor filloi edhe për mbi 160 medresante të shkollës së mesme islame, medreseja “Isa Beu”, paralelet e Gostivarit, nga të cilat 53 në vit të parë.

Koordinatori i paraleleve të Gostivarit, myftiu Shaqir efendi Fetahu, para orës së parë mësimore, mbajti fjalim përshëndetës para medresanteve dhe mësimdhënësve.
“Ne sot kemi ditë gëzimi për arsye se fillon dita e parë e procesit edukativo arsimor për shkollën e mesme islame, medreseja “Isa Behu”, paralelet e Gostivarit. Për skaj kësaj, ne sot kemi kënaqësinë që dita e parë është edhe për gjeneratën e re të medresanteve dhe që kemi një numër rekord të tyre. Këtë vit janë paraqitur 53 kandidate të reja, që do të thotë 2 paralele të viteve të para. Kjo flet për punën serioze të zhvillimit të procesit edukativo arsimor në medresenë e Gostivarit, andaj dhe jemi mirënjohës për këtë rezultat të arritur nga ana e këshillit të mësimdhënësve. Shfrytëzoj nga rasti që të gjitha nxënësve në emër të Këshillit të edukativo arsimit, tu urojmë vitin e ri shkollor 2014 – 2015, me lutje deri tek Allahu fuqiplotë që procesi edukativo arsimor të jetë i bekuar, të zhvillohet konform parimeve dhe rregullores së medresesë dhe parimeve të Kuranit famëlartë, dhe kështu viti të përfundon me sukseset e pritshme”, tha Fetahu, i cili me këtë rast foli edhe për ndërtimin e objektit të medresesë në qytetin e Gostivarit.
“Medreseja tani është në fazën e ndërtimit, jemi ka fundi i punimeve të ndërtimit të objektit deri në kulm. Nga dal jemi duke siguruar punën edhe për rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm të objektit, mendoj se ende duhet kohë dhe puna vazhdon. Besojmë se në vitin e ardhshëm shkollor do të kemi objektin e ri të medresesë. Ne kemi nxënës jashtë asaj që e kemi programuar, do të thotë kemi mbi 160 medresante dhe tetë paralele me 20 mësimdhënës në total”, shtoi Fetahu.
Shkolla e mesme islame, medreseja “Isa Beu”, paralelet e Gostivari, tashmë kanë nxjerrë edhe gjeneratën e parë të medresanteve të diplomuara nga qyteti i Gostivarit. /RadioVala/