Shpërblehen fituesit e Garave Kur’anore në Arabisë Saudite

Në ceremoninë e zhvilluar të mërkurën mbrëma, në Xhaminë e Madhe, (Mesxhid el-Haram) në Mekë, fituesit e kategorive të ndryshme të edicionint të 36-të të Garave Kur’anore Ndërkombëtare në Arabisë Saudite morën çmimet e tyre.

Në kategorinë e parë, mësimi përmendësh Kur'anit bashkë me texhvid dhe interpretim, i pari doli përfaqësuesi i Arabisë Saudite, i pasuar nga pretendentët nga Mauritania dhe Çadi.

Fituesit e rangut të parë në të tri kategoritë tjera ishin nga Katari, Libia, dhe Afrika e Jugut.

Ky edicion i Garave Kur'anore Ndërkombëtare u mbajt në Xhaminë e Madhe, (Mesxhid el-Haram) në Mekë nga e dita e shtunë, 15 nëntor deri të martën, 18 nëntor 2014.

Në këto Gara Kur’anore Ndërkombëtare morën pjesë 138 hafizë të Kur'anit nga 59 shtete të botës.