Ekspozita e dorëshkrimeve të Kur’anit hapet në Katar

Një ekspozitë e dorëshkrimeve të Kur'anit u hap më 15 dhjetor në Hotelin Al-Ritz Carlton në Doha, Katar.

Sipas faqes së internetit të Al-Shark, 20 dorëshkrime të Kur'anit të Shenjtë, njëra prej tyre e vjetër 700 vjet, janë paraqitur në ekspozitë.
Janë ekspozuar, gjithashtu edhe disa punime të fëmijëve, duke përfshirë edhe piktura me ajete kur'anore.
Ekspozita u hap me një ceremonie të mbajtur për të nderuar fituesit të edicionit të 21-të të Garave Kur’anore "Shejh Jasim bin Muhammed bin Thani", në Katar.
Gjithashtu, në margjinat e ceremonisë, Ghaith bin Mubarak Al-Kuvari, Ministri i Çështjeve Islamike në Katar, ishte në një vizitë me përfaqësuesit e Garave Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kur’anit në shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Ata diskutuan për metodat e promovimit të garave në këto rajone dhe inkurajimin e muslimanëve për mësimin dhe zbatimin e Kur’anit të Shenjtë.
Ministri, i shoqëruar nga një numër i mysafirëve të huaj dhe përfaqësues të vendeve muslimane, vizitoi ekspozitën.
Garat Kombëtare të Kur'ani në Katar u mbajtën nga 22 nëntori deri më 1 dhjetor 2014 në kryeqytetin e Katarit, në Doha.
Mësimi i përmendësh i gjithë Kur'anit me Texhvid, dhe mësimi përmendësh i 25, 20, 15, 10 dhe 5 xhuzave (pjesë) të Kur'anit të Shenjtë ishin kategoritë e garave.



Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë