Një dorëshkrim gjerman vërteton se Kur’ani nuk është shtrembëruar

Analizat dhe verifikimi i një dorëshkrimi të Kur’anit që daton nga koha e Uthmanit (radijAllahu anhu) kanë vërtetuar përputhjen 100% ndërmjet tij dhe mus’hafit që kemi ne.

Fjala është për një dorëshkrim, i cili është në pronësi të universitetit të Tübingen-it. Hulumtuesit dhe analistët kanë përfunduar se dorëshkrimi i përket periudhës pas vdekjes së Pejgamberit Muhammed [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], gjegjësisht viteve 20-40 hixhrijj, që përket me periudhën e sundimit të halifes Uthman [radijAllahu anhu].
Në të vërtetë, dorëshkrimi nuk përmban të gjitha pjesët e Kur’anit.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1419255707.gif[/img]

Hulumtimi të cilin e ka realizuar universiteti në fjalë vërteton se kopja dorëshkrimit i përket shek. VII, pra pak vite pas vdekjes së Pejgamberit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], për ç’shkak konsiderohet dhe kopja më e vjetër e zbuluar deri më tani e Kur’anit Famëlartë. Kjo nënkupton se dorëshkrimi i përket dorëshkrimeve të para të Kur’anit. Kjo dëshmohet edhe nga puna e hulumtuesve Wilfried Lagler, Kerstin Strotmann dhe Karl Guido Rijkhoek nga universiteti në fjalë, të cilët, për të krahasuar dorëshkrimin morën tre mostra, duke vërtetuar se 95% ato i përkasin periudhës ndërmjet viteve 20-45 pas vdekjes së Pejgamberit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], përkatësisht viteve 649-675.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1419255729.jpg[/img]

Hulumtuesi kanë nënvizuar se dorëshkrimi është shumë i rrallë, për çka, për shkak se e vlerësojnë pasuri të çmuar, vendosën ta digjitalizojnë dhe ta publikojnë në faqen e universitetit të tyre.[1]Dorëshkrimi i zbuluar është vetëm një pjesë e Kur’anit, ose më saktësisht është mesi i Kur’anit.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1419255754.jpg[/img]

Një faqe e Kur’anit e shkruar rreth 20 vite pas vdekjes së Pejgamberit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], në të cilën janë disa ajete (96-106) nga kaptina El Kehf:

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1419255805.jpg[/img]
... "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!" 97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin. 98. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt". 99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë. 100. Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues). 101. Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut). 102. A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje. 103. Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?" 104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë. 105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere. 106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.”
Pas analizimit të faqeve të dorëshkrimit është vërtetuar se ato përputhen 100% me mus’hafin që e kemi sot, duke mos patur as shtim dhe as pakësim madje as të një shkronje të vetme. Paramendojeni këtë përputhje të mahnitshme: një libër që është shkruar para 1400 viteve ngel i pandryshuar, dhe këtë nuk kemi si ta quajmë ndryshe vetëm se ruajtje madhështore të Kur’anit. Kjo është vërtetim i fjalës – premtimit të Allahut të Madhëruar:

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1419255852.jpg[/img]
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.“ (El-Hixhr, 9)

Kush mund të parashikojë se libri i tij do t’i mbijetojë shekujve?
Sikur Kur’ani të ishte libër nga Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], do të kishte patur fatin e humbjes sikur të qindra e mijëra librave tjerë, madje, edh epo të shpëtonte, do të ishte shtrembëruar e devijuar, sikur që ka ndodhur me librat tjerë, gjegjësisht Teuratin dhe Inxhilin. Por, jo, Kur’ani është Libër i Allahut dhe është Allahu Ai që ka garantuar ruajtjen e tij, kështu, gjetja dhe vërtetimi i këtij dorëshkrimi është fakt i prekshëm i vërtetësisë së mesazhit islam.


Abdudaim El-Kehil
www.kaheel7.com/ar

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

Referenca:
Koran manuscript from early period of Islam,
http://www.uni-tuebingen.de/en/news/press-releases/newsfullview-pressemitteilungen/article/raritaet-entdeckt-koranhandschrift-stammt-aus-der-fruehzeit-des-islam.html, 10-11-2014 .


________________________________________
[1] Ja linku: http://idb.ub.uni-tuebingen.de/diglit/MaVI165/0001/thumbs?sid=b20c1da51f6b8ebfae0a0c00d069f261#current_page