Gazeta franceze Le Figaro: Përse të rinjtë e Perëndimit e pranojnë Islamin?

Gazeta franceze “Le Figaro” ka publikuar raportin e shkrimtarit Claude Sicard, i cili njihet për shkrimet e tij rreth Islamit, ku tregohen arsyet e pranimit të Islamit nga të rinjtë në Perëndim. Përndryshe, autori i raportit është edhe autor i dy librave që trajtojnë marrëdhëniet muslimano-krishtere.

Në raport thuhet se dy vitet e fundit dëshmojnë për rritjen e konsiderueshme të konvertimeve në fenë islame nga të rinjtë e shoqërive perëndimore, dhe para këtij realiteti, Perëndimi nuk posedon asgjë, përveç pyetjeve “çfarë është ajo që ka shkaktuar këtë zgjedhje të papritur dhe, nga aspekti i shoqërisë perëndimore, përzgjedhje të pakuptueshme”.
Sipas mendimeve të autorit, "kjo është e vetmja gjë që shoqëria, e cila që në shekullin e 18 i ka sqaruar të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me fenë apo siç ka thënë filozofi Marcel Gauchet, ka dalë jashtë besimit."
Ajo çfarë e bënë "Islamin kaq tërheqës", sipas autorit, është edhe fakti se njeriu mallëngjehet për ideale fisnike, për qëllimet që ai do të luftojë, si dhe për një jetë në të cilën do të ishte i respektuar dhe ku do të dihej roli i tij.
Për fat të keq, tendencat e shoqërisë moderne janë drejtuar drejt materializmit, drejtë asaj që do ta kënaqte egoizmin e njeriut dhe që do t’ia sillte lumturinë individuale. Në një shoqëri të tillë individuale materialiste, të rinjtë nuk janë në gjendje t’i përmbushin nevojat dhe qëllimet e tyre shpirtërore.
Duke përshkruar shoqërinë perëndimore, autori thekson se Perëndimi është duke i edukuar gjeneratat e ardhshme në përtaci dhe mossakrifikim, prandaj është për t'u habitur që këta të rinj vendosin të sakrifikojnë dhe të punojnë më shumë pasi ta pranojnë Islamin. Në shekujt e mëparshëm, njerëzit kanë luftuar dhe janë sakrifikuar për fenë dhe mbretin, më vonë për vendin e tyre kur u formuan shtetet në kuptimin modern të fjalës, por tani, nuk ekziston asnjë faktor i vetëm që mund të shtyj një njeri në luftë dhe sakrificë. Autori, pastaj pyet: "A mund t’i bindim të rinjtë tanë të sakrifikojnë për sistemet moderne, të tilla si sekularizmi?"

Duke iu përgjigjur pyetjes së tij të mëparshme, çfarë gjejnë të rinjtë e Perëndimit në Islam që ta pranojnë me aq lehtësi, autori thotë: “Islami duhet të kuptohet si fe e gjallë dhe reformuese, e cila alarmon, nxitë dhe i bën njerëzit më të guximshëm. Islami nuk mjaftohet vetëm me atë që t’i ftoj njerëzit në monoteizëm dhe në adhurim, por kërkon prej ithtarëve të tij që mesazhin e islamit ta përhapin në çdo cep të botës dhe kështu t’i shërbejnë tërë botës. Muhammedi, i cili ishte një personalitet i mençur dhe strateg i madh, arriti të themeloj principe të tilla fetare, në bazë të së cilave Islami arriti të rezistoj këto shekuj duke u zgjerua në të gjitha anët e botës.”
Autori më tej thekson: “Dijetarët muslimanë e quajnë Islamin fe të matur dhe të ekuilibruar, në të vërtetë Islami është i tillë, sepse ka pranuar impulset e njeriut, i harmonizoi dhe u caktoi atyre kufijtë. Kjo është ajo që Krishterimi e ka humbur.”
Duke folur për ndarjen e botës muslimane, autori thotë se sipas muslimanëve bota ndahet në darul islam, zonë e sunduar nga muslimanët dhe darul xhihad, vende ku nuk ka qeveri islame. Sipas kësaj ndarje, autori thotë, muslimanët civilizimin e tyre e konsiderojnë më përparimtarë dhe më të vlefshëm në krahasim me atë perëndimorë, sepse ky i fundit është ndërtuar mbi materializmin dhe dashurinë ndaj materiales, ndërsa civilizimi islam është ndërtuar mbi dashurinë ndaj Zotit.
Për këtë arsye, thotë ai, të rinjtë perëndimorë e pranojë Islamin, sepse Islami është në gjendje të japë përgjigje për gjithçka që e preokupon mendjen e këtyre të rinjve.
Në fund të raportit, autori fajëson përgjegjësinë e intelektualëve perëndimorë pse krishterimi nuk ka forcë që të përmbush boshllëkun të cilin brezi i ri i të rinjve e ka, edhe pse gjatë shekujve kisha ka qenë themeli i qytetërimit perëndimor.