Dr. Sung Kyung Kun, alias “Hamza”, profesor i Historisë dhe i Qytetërimit Islam në Universitetit “Sushvan” të Koresë, theksoi se pozicioni jo i mirë i institucioneve arsimore islame konsiderohet prej sfidave më të rëndësishme, me të cilat ballafaqohen muslimanët e Koresë.
Në shkollat publike nuk ka mësim fetar, prandaj, në një formë, shtetet arabe dhe islame duhet ta bindin qeverinë në Seul për ta futur mësimin fetar në kuadër të kurrikulës së shkollave publike, ose të investojnë në ndërtimin e të paktën një medreseje, ku do të mësohej feja Islame.
Pozicioni i thirrjes islame në Korenë Jugore është mjaft i vështirë dhe i ndërlikuar; kjo si rezultat i mosekzistimit të thirrësve, imamëve dhemendimtarëve të kualifikuar, të cilët do të bartnin përgjegjësinë e përhapjes së mësimeve fetare, ku në të njëjtën kohë, fetë e tjera kanë në dispozicion të gjitha mundësitë e përhapjes së mësimeve të tyre, siç janë Konfuçionizmi, Krishterimi dhe Budizmi, gjë që ndikon në funksionalizimin e rolit të tyre në shoqërinë koreane.
Ai pranoi rritjen e rrezikut nga krishterizimi i vendit dhe shndërrimi i tij në një rrezik të pashmangshëm, deri në atë masë, saqë kryetari i mëparshëm i vendit ishte protestant, dhe kjo, sipas tij, ndikon negativisht në përhapjen e mësimeve Islame, ose përmes konvertimit të tyre në të krishterë ose përmes pengimit të disa budistëve që ta pranojnë Islamin si fe, kjo vërehet veçanërisht në faktin se numri i atyre që pranojnë Islamin gjatë një viti ka rënë prej 1000 persona në vit, sa ishte mëherët, në 250 persona, dhe kjo tregon për dobësimin e përpjekjeve të thirrësve muslimanë atje. Dr. Hamza theksoi po ashtu se e ardhmja e muslimanëve atje ka premisa pozitive; sepse thirrja Islame është duke përparuar dhe duke u gjallëruar e numri i muslimanëve është duke u rritur, mirëpo ky përparim ka nevojë për themelimin e disa institucioneve fetare islame, ndër të parat do të ishin medresetë e më pastaj një qendër Islame, e cila do të organizonte ligjërata dhe konferenca për mësimin e parimeve islame dhe të gjuhës arabe. Profesori i Historisë dhe Qytetërimit Islam pranë Universitetit “Sushvan” gjatë intervistës së tij, theksoi disa çështje të cilat do t’i paraqesim në vijim:
1. Burimet janë të shumta rreth mënyrës së depërtimit të Islamit në Kore. Se cilat janë fillet e para reale të krijimit të komunitetit musliman, shpresojmë të na sqarosh të vërtetën rreth kësaj çështjeje?
Dr. Sung Kyung: Feja Islame ka arritur apo ka depërtuar në Gadishullin Korean përmes katër etapave. Etapa e parë ishte përmes bashkëpunimit tregtar mes arabëve muslimanë, të cilët vinin nga Kina, dhe banorëve lokalë gjatë epokës së mbretit Mang – 1047 e.s., kur me dhjetëra tregtarë muslimanë merrnin pjesë në festivalet e vjetra koreane, si p.sh: Festa e të korrave, e më pastaj shumë koreanë I vizitonin ata në vendet e
tyre; gjë që ndikoi në pajisjen e tyre me njohuritë rreth fesë së pastër Islame dhe pranimin e saj nga një pjesë e tyre. Pas një periudhe prej 30 vjetësh të ekzistimit të lidhjeve të forta në mes muslimanëve dhe koreanëve, pasoi periudha e izolimit, kur udhëheqësit koreanë –
atë kohë – u orvatën ta çrrënjosnin Islamin nga Gadishulli Korean, pikërisht me shfaqjen e mbretërisë “Li” në vitin 1392 e.s., e cila kishte shpallur zyrtarisht si fe zyrtare të shtetit Konfuçionizmin dhe kishte ndaluar hyrjen e muslimanëve kinezë në mbretëri.
Përqafimi i Islamit
2. Kjo ishte sa i përket etapës së parë dhe asaj pasuese të izolimit të depërtimit të islamit. Ç’mund të na thuash për etapën e tretë?
Dr. Sung Kyung: Ndërkaq, etapa e tretë ka ardhur nga fillimi i shekullit të kaluar dhe pas okupimit të gadishullit nga ana e Japonisë, kur më shumë se një milion koreanë kishin ikur në “Menshur Ja”-në fqinje, e cila përfshinte një komunitet muslimanë me një numër më të madh se 200.000. Kjo përzierje e koreanëve me muslimanët atje u kishte ndihmuar në pranimin e Islamit përmes thirrësve muslimanë. Këtë etapë e pasoi etapa e katërt dhe më e rëndësishmja, gjatë mesit të shekullit të kaluar, kur Kombet e Bashkuara kishin dërguar forca për ruajtjen e paqes pas ndezjes së luftëskoreane, forcat turke ishin në ballë të atyre që ishin pjesëmarrëse në këto forca menjë numër më të madh se 4500 trupash dhe, kur njerëzit mësuan për ardhjen e forcave turke, filluan t’i vizitonin në kampet ushtarake e të mësonin parimet e fesë Islame përmes imamëve që ishin shoqërues të atyre forcave, dhe kështu të dy palët u akorduan që t’i falnin namazet në xhaminëe përkohshme të trupave ushtarake turke, dhe, me kalimin e kohës, ajo xhami u shndërrua në njërën nga monumentet e shfaqura historike për muslimanët në Kore.
3. Si vazhdoi marshi i thirrjes Islame pas rolit të veçantë që patën forcat turke?
Dr. Sung Kyung: Roli i forcave turke nuk ishte i kufizuar vetëm në mësimin e parimeve Islame, ata kishin rol të rëndësishëm edhe në thirrjen Islame me miratimin e Ministrit korean të Arsimit, gjë që ndikoi pozitivisht në pranimin e një numri të madh koreanësh të fesë islame dhe si rezultat më 1957 në Kore u themelua një organizatë nën udhëheqjen e haxhiOmer Kjukim-it, gjithashtu u themelua edhe Shoqata e Unionit të Muslimanëve të Koresë. Pas këtyre zhvillimeve u shtua edhe më përkujdesja e shteteve islame ndaj pozitës së muslimanëve në Kore.
4. Cilat janë çështjet më të theksuara të përkujdesjes së Botës Islame ndaj pozitës së muslimanëve të Koresë Jugore përgjatë kësaj periudhe?
Dr. Sung Kyung: Si pikë më e theksuar rreth kësaj çështje mund të themi se është vizita e një delegacioni parlamentar të Malajzisë në Kore dhe njohja e tyre me problemet e muslimanëve koreanë. Ky delegacion arriti të merrte me vete 11 studentë për të studiuar në Malajzi. Kjo u pasua edhe nga një përkujdesje më e madhe; për se Qeveria koreane shpalli një njoftim përmes të cilit kishte dhuruar një pjesë trualli për themelimin e një qendre Islame në kryeqytetin Seul. Ky projekt u realizua pas ndihmës materiale të vendeve islame, për se ndihma financiare e Botës Islame kishte arritur shumën prej 400.000 dollarësh. Kjo qendër ka kontribuar në organizimin e kurseve për mësimin e gjuhës arabe dhe të parimeve Islame, gjë që ka ndikuar pozitivisht në pranimin e fesë Islame nga ana e koreanëve.
5. Është e një rëndësie të veçantë të na shpjegosh rreth natyrës së ekzistimit të Islamit në Kore dhe sfidave më të theksuara me të cilat ballafaqohen muslimanët në këtë vend?
Dr. Sung Kyung: Numri i muslimanëve në Kore është afërsisht 100.000. Gjysma e tyre përbëhet prej banorëve rezidentë të Koresë e gjysma tjetër prej emigrantësh arabë dhe muslimanësh, të cilët punojnë në Kore. Muslimanët janë të shpërndarë në shumë qytete, më së shumti ka në kryeqytetin, Seul pastaj në Busan, Kungu, Gingo dhe Tshun. Në këtë kontekst myslimanët koreanë nuk ballafaqohen me asnjë pengesë nga ana e Qeverisë së Koresë; ajo nuk ndërhyn në ritet e tyre e as në aktivitetet e tyre, përkundrazi ka kontribuar dhe i kandihmuar në themelimin e qendrave islame dhe nuk ka refuzuar asnjë kërkesë të ligjshme të tyre.
Sfidat e myslimanëve korean
6. Mirëpo, si duket, ekzistojnë disa sfida me të cilat ballafaqohen muslimanët, siç është çështja e medreseve dhe e mësimit fetar në shkollat publike?
Dr. Sung Kyung: Realisht, ekzistojnë sfida me të cilat ballafaqohet komuniteti musliman në Kore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me pozitën jo të mirë të institucioneve arsimore Islame. Në shkollat publike nuk ekziston mësimi fetar, prandaj, në një formë, shtetet arabe dhe islame duhet ta bindin qeverinë në Seul për ta futur mësimin fetar në kuadër të kurrikulës së shkollave publike, ose të investojnë në ndërtimin e të paktën një medreseje, për shkak se duhet të kemi parasysh që mundësitë materiale luajnë një rol të rëndësishëm në themelimin e institucioneve, medreseve, xhamive dhe qendrave Islame si dhe për funksionalizimin e tyre, sepse pa aktivitetin e këtyre institucioneve, feja Islame nuk ka të ardhme në këtë vend.
7. Meqë atje ekzistojnë probleme me të cilat ballafaqohen këto institucione të rëndësishme, atëherë cili është pozicioni i thirrësve dhe i përgjegjësve të këtyre institucioneve?
Dr. Sung Kyung: Pozicioni i thirrjes Islame në Korenë Jugore është mjaft i vështirë dhe i ndërlikuar; kjo si rezultat i mosekzistimit të thirrësve, imamëve dhe mendimtarëve të kualifikuar, të cilët do ta bartnin përgjegjësinë e përhapjes së mësimeve fetare, sa kohë që fetë e tjera, siç janë Konfuçionizmi, Krishterizmi dhe Budizmi, kanë në dispozicion të gjitha mundësitë e përhapjes së mësimeve të tyre. Kjo gjendje përbën një sfidë për muslimanët që të funksionalizojnë roline tyre në thirrje, në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre në shoqërinë koreane në një formë që ndoshta do t’u shërbente interesave të shteteve Islame, në veçanti kur të kihet parasysh fakti se numri i muslimanëve është në rritje e sipër. Gjithashtu si problem konsiderohet edhe mungesa e literaturës dhe përkthimeve në gjuhën koreane, ndonëse në disa raste ekziston, por është e mbushur me gabime, gjë që e shfrytëzojnë dashakeqësit e fesë Islame për interesa të tyre, prandaj mendoj se edhe kjo përbën një sfidë përpara përkthyesve, në mënyrë që ta përkthejnë Kuranin po dhe një pjesë të literaturës bazë në gjuhën koreane.
8. Cili është niveli i vetëdijes fetare te muslimanët e Koresë së Jugut? A jeni ju të kënaqur me këtë nivel?
Dr. Sung Kyung: Në përgjithësi gjendja është e kënaqshme, mirëpo ekzistojnë disa probleme, në krye të këtyre është mosrespektimi nga mijëra muslimanë koreanë i mësimeve të mësimeve të fesë Islame; prej tyre ka që nuk e falin namazin në formë të rregullt, pastaj që nuk e falin namazin me xhematë dhe ka që vijnë në xhami vetëm ditën e xhuma, pastaj një numër mjaft i madh është që nuk braktisin pirjen e alkoolit, duke e ditur se ai është haram. Më pastaj si problem i ndërlikuar është edhe çështja e martesës së shumë muslimanëve me femra jomuslimane dhe kjo detyrimisht hap probleme rreth çështjes së edukimit të fëmijëve dhe, gjithashtu, me gjithë numrin e madh të muslimanëve, ne ende nuk kemi varreza të veçanta për muslimanët.
Ekonomia e komunitetit musliman
9. S’ka dyshim, po a mendoni edhe ju se gjendja ekonomike e muslimanëve koreanë konsiderohet prej çështjeve mjaft të rëndësishme dhe ndikuese në fushën e thirrjes?
Dr. Sung Kyung: Gjendja ekonomike e myslimanëve koreanë është mjaft e mirë, sepse shumica e tyre punojnë në pozita të larta dhe kjo u siguronatyre një pagë të lartë, e cila ju siguron një jetë të rehatshme, bile u mundëson edhe t’u japin ndonjë dhuratë familjarëve të tyre, që kanë paga më të vogla. Gjithashtu jepen ndihma nga disa shtete islame për mbulimin e aktiviteteve fetare, edhe pse niveli i përkrahjes së shteteve Islame për muslimanët koreanë realisht nuk është i kënaqshëm dhe nuk përmbush ambiciet e myslimanëve koreanë.
10. Cila është hapësira e institucioneve fetare në Kore? Dhe cili është roli që luajnë këto institucione në fushën e thirrjes?
Dr. Sung Kyung: Siç e thamë edhe më parë, unioni i muslimanëve koreanë ishte hallka e parë e bashkimit të muslimanëve koreanë në kuadër të një entiteti të vetëm, i cili përfshinte shoqata dhe komitete, prej tyre: shoqata e të rinjve muslimanë, unioni i studentëve muslimanë, shoqata e grave muslimane, komiteti i thirrjes dhe thirrësve, komiteti për përhapjen e gjuhës arabe. Ky union kishte rol në vendosjen e themeleve të para të projekteve tërëndësishme në Kore, siç janë: Qendra Islame, Xhamia e madhe në Seul, në bashkëpunim me një numër të shteteve Islame, të cilat kanë kontribuar për këto projekte.
11. S’ka dyshim se roli arsimues i kësaj qendre është i theksuar. A mund të na e sqarosh natyrën e këtij roli?
Dr. Sung Kyung: Kjo qendër ka pasur ndikim në përhapjen e gjerë të mësimeve Islame duke përkthyer 17 tituj librash në gjuhën koreane, të cilët përmbajnë parimet e fesë Islame në formë të qartë e të thjeshtë, gjithashtu kjo qendër ka ndërtuar një medrese me qëllim të mësimit të parimeve fetare Islame. Mbretëria e Arabisë Saudite ka dhënë një donacion me qëllim të fillimit të punës në këtë medrese dhe vlen të theksohet gjithashtu edhe roli i Universitetit të El-Ez’herit, i cili për çdo vit ndan bursa për studentët koreanë që studiojnë në Egjipt, po edhe përmes dërgimit të imamëve dhe thirrësve që t’ua mësojnë njerëzve parimet e fesë Islame nëpër qytete të ndryshme të Koresë.
12. Si e sheh të ardhmen e Islamit dhe të muslimanëve në Korenë e Jugut nën hijen e këtyre sfidave?
Dr. Sung Kyung: Me gjithë vështirësitë dhe problemet, e ardhmja e Islamit në Kore jep shenja pozitive, dhe nuk do ta konsideroja si ekzagjerim nëse them se vetëdija fetare tek muslimanët e Koresë është në ngritje dhe lulëzim, sepse numri i muslimanëve në kryeqytet është duke u rritur. Mirëpo ky përparim ka nevojë për themelimin e disa institucioneve, në krye të të cilave: ndërtimi i disa medreseve islame, ndërtimi i një qendre kulturore islame në qendër të Seulit, e cila do të përkujdesej për organizimin e ligjëratave, seminareve dhe tribunave të ndryshme me qëllim të pajisjes së myslimanëve me mësimet dhe parimet Islame.
13. A mbarojnë me kaq projektet dhe aktivitetet e mbështetura nga vendet islame?
Dr. Sung Kyung: Jo, sepse ekzistojnë edhe projekte të tjera, prej tyre: përgatitja e imamëve dhe teologëve koreanë, projekti për ndërtimin e një biblioteke islame të madhe, që do të përfshinte të gjithë titujt burimorë dhe projekti për një radiotelevizion në gjuhën koreane. Në fund, dëshiroj ta tërheq vëmendjen e Botës Islame për një çështje mjaft me rëndësi, që ato të kenë kujdes ndaj pakicave muslimane dhe të mos injorojnë problemet e tyre.
Burimi: www.alukah.net/world_muslims/0/76257
Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe, Mr.Vedat Shabani.
Dituria Islame 290