Në haremin e Mekës përfundon kati i katërt i platformës për tavafin

Deri në fillim të muajit shtatorit në haremin e Mekës do të jetë gati edhe kati i katërt i platformës i cili shërben për kryerjen e tavafit.

“Ka përfunduar kati i tretë i platformës”, thotë menaxheri i projektit Sultan El-Kurejshi, i cili sqaron se punët do të ndërpriten nga 9 shtatori deri më 14 tetor, kur priten të fillojnë.
Sipas raportit të Al-Arabiya, mbreti Selman, ka paralajmëruar vazhdimet e punimeve për zgjerimin e haremit, që të mundësohet përfshirja e 1.85 milionë njerëzve.
Institucionet kompetente në Mbretërinë saudite janë marr të gjitha masat që haxhinjtë që bëjnë haxhin të jenë të sigurt.