Aseel Shaheen, gruaja e parë me shami që gjykon ndeshjet e tenisit në Wimbledon.

"Është ndjenjë e veçantë të jesh këtu. Kjo është diçka e madhe dhe një sfidë për mua. Unë jam gruaja e parë nga bota arabe e cila gjykon në Wimbledon", tha ajo në një intervistë për Sport360. "Në fillim kisha shqetësime se nuk do të më pranojnë për shkak të shamisë. Por, ndodhi e kundërta, ata më pritën shumë mirë.

Londra është mjaft e hapur ndaj shamisë, edhe pse ajo nuk është e pranishme në botën e tenisit. Megjithatë, vet fakti se gjatë ndeshjeve të tenisit në Wimbledon unë gjykoj me shami në kokë, do të thotë se bota ka filluar ta pranoj atë."

Kjo 41-vjeçare nga Kuvajti ka vite që është e pranishme në botën e tenisit. Në vitin 2002 ai përfundoi kursin për gjykatëse.

Shaheen gjykon edhe në kampionatet ATP dhe WTA në Doha. Për herë të parë në Wimbledon ka gjykuar vitin e kaluar.