Vjenë: Rritet numri i fëmijëve muslimanë në shkollat fillore
Me fillimin e vitit të ri shkollorë, në Vjenë 50 mijë fëmijë katolik janë ulur në bankat shkollore, 35 mijë fëmijë janë musliman, 25 mijë fëmijë që nuk kanë deklaruar përkatësinë e tyre fetare dhe 12 mijë ortodoks.
Për herë të parë, numri i fëmijëve muslimanë në shkollat fillore, nga klasat e katërta deri në klasat e teta, është më i madh se i atyre katolikë : katolikët - 8369, muslimanët - 11,444.
Deri më sot, numri i fëmijëve katolikë në shkollat e mesme është ende më i madh, por që sipas të dhënave statistikore, numri i fëmijëve muslimanë është në rritje dhe, sipas këtyre të dhënave, deri në vitin 2050 numri i fëmijëve muslimanë në Vjenë do të jetë më i madh.
Artikulli i kaluar