Një nga futbollistët më të talentuar të Francës lë futbollin për t’u bërë imam

Ëndrra e shumë futbollistëve të talentuar është të luaj për Monakon. Vitet e fundit, ky ekip nga Principata ka nxjerrë një plejadë futbollistësh të rinj të shkëlqyer, duke i shitur në ekipet më elitare.

Megjithatë, një ngari ata që fitoi një shans të tillë nuk dëshiron ta shfrytëzoj këtë dhe në vend të futbollit dëshiron t’i kthehet fesë.

Mbrojtësi i ri i Monakos, 20 vjeçari Jarub Sissako, ka habitur opinion francez me vendimin e tij, duke kërkuar nga klubi që të lirohet nga kontrata për t’u bërë imam në komunitetin musliman të Francës. Sisako është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit francez. Ai i ka kaluar të gjitha selekcionet e grupmoshave të reja të Francës.

Në Monako erdhi si 15 vjeçar. Sezonin e kaluar e kaloi në huazim te ekipi belg, Zulte Varegem. Por, Monako e ktheu këtë verë duke llogaritur në shërbimet e tij, çka dëshmon edhe refuzimi i ofertës nga Galatasarai për mbrojtësin e ri.

Megjithatë, Sissako tani ka kërkuar nga klubi që të ndërpresë kontratën për shkak se dëshiron t’i përkushtohet fesë dhe të bëhet imam në komunitetin musliman. Ai theksoi se do të donte që të vazhdojë të luajë futboll, por me kusht që këtë ta bëjë në një nga klubet e Lindjes së Mesme, ku Islami është pjesë e kulturës së përgjithshme, e ku ai mund t’i kryej paralelisht edhe detyrimet fetare. Ai është shumë i përkushtuar ndaj fesë, në Monako u habitën kur kërkoi që tretmanet e masazhit t’i bej veshur.