Profesori i universitetit pranon Islamin duke përkthyer Kuranin

Profesori i letërsisë klasike arabe pas studimit dhe përkthimit të Kur’anit në gjuhën bullgare, konvertohet në Islam.

Prof. dr. Svetan Teofanov, i cili punon në Departamentin e letërsisë klasike arabe në Universitetin e Sofjes, ku ligjëron Kur’an dhe tefsir, ka publikuar deri më sot disa libra, si dhe tefsirin e Kuranit.
Ai ka përfunduar doktoraturën në Qendrën për studimet islame në Universitetin e Oxfordit, dhe doktoraturën e dytë në Institutin e Orientalistikës në Moskë.
Si pjesë të punës së specializuar, dr. Teofanov thotë: “Shumë vite më parë, me kërkesë të shtëpisë botuese shtetërore, fillova ta përkthej Kur’anin e Shenjtë. Kjo ndodhi në periudhën e socializmit, jo pse duhej t’ju shërbente muslimanëve, por për shkak të shqetësimit për politikën asimiluese në lidhje me Turqinë. Menjëherë pasi fillova punën në vitin 1989 ndodhi tranzicioni demokratik, ndërsa shtëpia botuese bankrotoi, për këtë arsye përkthimi i Kur’anit në gjuhën Bullgare atë vit nuk u botua. Megjithatë, unë edhe më tej vazhdova punën në përkthimin e Kur’anit të Shenjtë, dhe nga ajo kohë jeta ime filloi të ndryshojë. Fillova ta kuptoj më mirë librin tonë madhështor dhe ta doja me gjithë zemrën time.”
Dr. Teofanov, i cili vazhdoi të ligjëroj në universitet duke u fokusuar në gjuhën arabe, thotë se konvertimi i tij në Islam i ka hapur shumë dyer. Atij i është rritur interesimi në avancimin e gjuhës arabe në jetën akademike.
“Kur fillova të punoja, Kur’anin e shihja si një libër të thjeshtë. Me kalimin e kohës fillova ta kuptoj atë, dhe thellësinë e kuptimit të tekstit. Në kolegj kam lexuar interpretimin dhe komentimin e Kur’anit, por sinqeritetin e tij e ndjeva vetëm kur e përfundova përkthimin. Rruga ime e mohimit të Kur’anit ishte shumë e gjatë, por në fund të këtij rrugëtimi e përqafova Islamin dhe tani jam musliman.”