Në Francë imamët do të pajisen me certifikata

Në vazhdën e sulmeve të fundit terroriste që ndodhën në Paris, Këshilli Fetar Musliman (CFCM), trupi kryesor musliman në Francë, njoftoi se do të shpërndajë licenca për imamët në përpjekje për të çrrënjosur ekstremizmin dhe “nga shpina e fesë të heqë propagandën xhihadiste”.

“Certifikatat për imamët do të lëshohen si patentë shoferi”, tha presidenti i CFCM, Anouar Kbibech.
Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se ky veprim vjen 11 ditë pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse në Paris që vranë 129 persona. Pas ngjarjeve të fundit, në Francë sërish kanë rifilluar temat e ashtuquajtura të radikalizmit islamik, sidomos pasi u zbulua se katër sulmuesit ishin francezë të cilët kishin vepruar nën organizatën terroriste DAESH.
Nga CFCM-ja njoftuan se certifikatat do të dorëzohen pas testimit të njohurive dhe mendimet fetare si dhe respektimit të rregullave franceze, ku imamët do të konfirmojnë se "respektojnë ligjet e Republikës".
Në deklaratë shtohet se lejet edhe mund të merren, që në raste të tilla nuk do t’i pengonte të predikojnë, por xhamitë apo qendrat fetare në këtë rast, do të distancohen nga këta persona.
"Ka ardhur koha për veprim, muslimanët e Francës do të luajë rolin e tyre", tha Kbibech duke vënë në pah se muslimanët dënojnë të gjithë ata që iniciojnë dhunë dhe të tillët kurrë nuk do të kenë mbështetjen e muslimanëve./alsat.m/