Manifestim përmbyllës me rastin e muajit të lindjes së Pejgamberit a.s

Dje në Prishtinë në Xhaminë e Madhe pas namazit të drekës u organizua manifestimi përmbyllës me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. apo siç njihet tek ne muaji i Mevludit

Në këtë manifestim të qenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga myftiu Naim ef. Tërnava, pastaj përfaqësuesit e Këshillave të Bashkësisë Islame nga qendra të ndryshme të Kosovës, si dhe të ftuar e xhematlinjë të shumtë.
Për rëndësinë e manifestimit kushtuar lindjes së Muhamedit a.s., para të pranishmëve foli Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava i cili përveç tjerash tha: "Nuk ka më kënaqësi, nuk ka më mirë, nuk ka më bujari, nuk ka më njerëzi sesa kur tubohet umeti i Muhamedit a.s. në një vend dhe të përkujtojnë lindjen e njeriut më të mirë që e krijoj Allahu xh.sh.- lindjen e Muhamed Mustafanë."
Manifestimet e tilla në përkujtim të të dërguarit të fundit, Muhamedit a.s. janë traditë e herësh në trojet tona, e me të cilat të parët tanë me devotshmëri, përkushtim e sinqeritet kujtonin Muhamedin a.s.., historinë e tij, virtytet e tij, mësimet e tij, udhëzimet dhe rrugën e tij. Këtë traditë duhet kultivuar, në të gjitha ambientet tona, në shtëpi, në medresetë e nëpër xhamitë tona, siç është manifestimi i sotëm,-tha veç tjerash myftiu Naim ef. Tërnava
Pas fjalës së myftiut, imamët veteran Mustafë ef. Dervisholli -Prishtinë, imami Adem ef. Hoxha-Ferizaj dhe imami Sallah ef. Feta -Prishtinë kënduan pjesë nga "Mevludi" i Tahir efendi Popovës, që u përcoll me vëmendje nga të pranishmit./bislame/

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1452591871.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1452591897.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1452591928.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1452591947.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)