Ligjëratë në Mejtepin e Xhamisë së Haxhi Ymerit

Mbrëmë, në mejtepin e lagjes Haxhi Ymer në Gjakovë, pas faljes se namazit te akshamit, u mbajt ligjëratë me temën: "Kur'ani dhe te rinjtë", ku ligjërues ishte Mr. Valon ef.Myrta

Në një ambient të ngrohtë, përveç imamëve dhe xhematlinjve të shumte nga qyteti dhe fshatrat e Gjakovës, të pranishëm ishin edhe mysafirë nga komunat tjera të Kosovës.
Në fillimi të pranishmit i përshëndeti imami i xhamisë, Esat ef.Rexha, i cili u dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për pjesëmarrje. Më pas fjalën e mori ligjëruesi, imami i nderuar, Mr. Valon ef.Myrta i cili në mënyrë të detajuar trajtoi raportet e të rinjve me Kur’anin.
Pas përfundimit te ligjëratës të pranishmit parashtruan pyetje nga më të ndryshmet, ku imami i nderuar iu përgjigj me kujdes dhe profesionalizëm.
Ne fund xhemati i xhamisë kishin përgatitur një koktej modest për të gjithë pjesëmarrësit.



Esat Rexha


[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1452592532.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1452592518.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1452592547.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1452592561.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1452592574.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)