Për t’i mbrojtur macet nga të ftohtit imami hap dyert e xhamisë

Në Stamboll, ekziston një xhami ku besimtarët ritet e tyre fetare i kryejnë në shoqëri të maceve.

Mustafa Efe, imam i xhamisë Aziz Mahmud Hudayi në Stamboll, gjatë dimrit, u ka lejuar maceve të qëndrojnë në xhami, dhe në këtë mënyrë u ka ofruar mbrojtje nga të ftohtit.

Ky imam bën gjithçka që "mysafirët" e tij të ndihen si në shtëpi.

Në fakt, macet ndihen aq rehatshëm në xhami sa që njëra prej tyre i ka sjellë edhe kotelet e veta, ku njërës ia ka bërë vendin në mimber, vendi caktuar në xhami nga i cili imami i xhamisë mban ligjëratat javore.

“Macet kanë gjetur vendin e qetësisë dhe të mëshirës”, kishte shkruar Efe në Facebook.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1453123048.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1453123074.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1453123101.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1453123130.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1453123201.jpg[/img]