Xhemati ku falen studentët e të gjitha medhhebeve

Në kohën kur dallimet mes muslimanëve janë të mëdha dhe debatet rreth këtyre dallimeve janë më të shpeshta, është bukur të dëgjosh për shembuj të marrëdhënieve, sjelljeve dhe miqësive të mira mes muslimanëve, ashtu siç kërkon feja jonë.

Një shembull i tillë është xhemati i studentëve të Universitetit Internacional në Sarajevë të cilët çdo natë falin namazin e teravisë në mesxhidin brenda kampusit të Universitetit të UIS-it
Në mesin e xhematlinjve të rregullt janë studentët nga Bosnja e Hercegovina, Turqia, Mauritania, Burkina Faso, Rusia (Çeçenia), Çadi, Sudani, Palestina, Egjipti, Jemeni, Madagaskari, Maroku, Sanxhaku, Afganistani, Kirgistani, etj.

Pothuajse të gjithë, mes tyre, dallohen sipas përkatësisë së medhhebeve dhe traditës që muslimanët nga këto shtete i praktikojnë me qindra vite. Megjithatë, asgjë nga këto nuk paraqesin problem që këmbët e zezë dhe të bardha të jenë njëra pran tjetrës në namaz. Këta student, me atmosferën e muajit të Ramazanit, bashkërisht falin namazin pas asnjë problem apo fjalë të pahijshme.
Shpresojmë që një shembull i tillë t’i inkurajoj muslimanët tjerë që t’i lënë anash debatet e panevojshme të cilat i largojnë nga njëri tjetri, dhe Lusim Allahun e Plotfuqishëm që ta shtoj unitetin dhe harmoninë tek të gjithë muslimanët e botës.