Turqi: Brenda 40 viteve më shumë se 121 mijë hafiz të Kuranit

Autoritetet turke për arsimin fetar në Kryesinë e Çështjeve Fetare bënë të ditur se numri i hafizëve, nga viti 1976 në Turqi ka arritur shifrën 121.270.

Albayrak thotë se numri i hafizëve nga viti në vit është në rritje, duke theksuar se Kryesia e Çështjeve Fetare është duke organizuar programe për fëmijë për mësimin e Kur'anit përmendësh, si dhe kurse tre mujore të specializuara për mësimin e Kuranit.

Që nga viti 2010, Kryesia ka filluar aktivitete për modernizimin e metodave të mësimit të Kur'anit dhe shkencave fetare.

Në kohën e administrimit Osman, hafizët kanë kryer funksion e muhafizëve dhe mësimit të Kur'anit. Kryesia e Çështjeve Fetare përpiqet ta ringjall këtë praktikë.