Qeveria miraton projektligjin për Liritë Fetare në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për liritë fetare në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, gjatë prezantimit të këtij projektligji tha se “qëllimi ka qenë përcaktimi i statusit juridik të bashkësive fetare të Kosovës. Kosova do të respektojë bashkësitë fetare duke i njohur përfaqësuesit e tyre. Por gjithmonë duke e ruajtur shtetin laik. Ky projektligj nuk ka implikime buxhetore. Me këtë projekligj do të rregullohet në mënyrë të drejtë dhe të denjë çështja fetare në Republikën e Kosovës.”