Në fshatin Buzovik të Vitisë është bërë inaugurimin e xhamisë së re, njëherit e para në historinë e këtij fshati.
Në ceremoninë e inaugurimit të pranishëm ishin përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, Kryetari e Komunës Sokol, Institucionet komunale dhe një numër i madh i besimtarëve.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri Bajgora i përgëzoi banorët e fshatit Buzovik për inaugurimin e xhamisë, dhe tha se me ndërtimin e kësaj xhamie, e dëshmuat vlerën e madhe që ka besimi në Zot për ju.
Ndërsa Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha, tha se xhamitë janë një vend i shenjtë i adhurimit, lutjeve e predikimit. Sipas tij, aty bashkohen të gjithë ata që njohin Zotin dhe i ruhen veprave të liga.
Banorët e këtij fshati i janë gëzuar hapjes së xhamisë së re në vendbanimin e tyre, pasi tani janë krijuar kushtet për t’i kryer ritet e tyre fetare, të cilat deri më sot i kishin kryer nëpër fshatrat përreth.
Ndërtimi i kësaj xhamie u financua nga banorët e këtij fshati dhe me mbështetjen e Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti.
Në fund të ceremonisë së inaugurimit, të pranishmit së bashku falën namazin e Drekës në ambientet e Xhamisë së re.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1475746366.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1475746380.jpg[/img]