Ditën e enjte, pas namazit të drekës, në xhaminë “Habib Habibi” të Ferizajt, u mbajt ceremonia e Duasë së Hatmes me rastin e përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit të Madhëruar nga nxënësit e kësaj xhamie.
Në ceremoni morën pjesë kryeimami Sylejman ef. Rosha, kryesuesi i Komisionit Fetaro-arsimor Naim ef. Rexhepi dhe imamët Faruk ef. Lohaj, Sabit ef. Idrizi, Xhymshit ef. Bytyqi dhe Mensur ef. Avdyli.
Në fillim imami i xhamisë, Nehat ef. Ajeti, mbajti fjalim përshëndetës,
ndërsa më pas Avdush ef. Krosa këndoi pjesë nga Kurani. Pas tij fjala iu dha kryetarit të Këshillit Bujar ef. Hasani, i cili, ndër të tjera, përgëzoi imamin e xhamisë dhe nxënësit për arritjet e shënuara në fushën e mësimbesimit (për leximin e plotë të Kuranit nga nxënësit) duke rikujtuar vlerën fetare të kësaj pune dhe duke theksuar që mësimbesimin e ka në prioritet Këshilli. Më pas, nxënësit performuan leximin e tyre para të pranishmëve.
Duanë e bëri sekretari i Këshillit Lutfi ef. Halili.
Vlen të theksohet se imami i xhamisë, Nehat ef. Ajeti, ka mbaruar medresenë dhe fakultetin për studime islame dhe rrjedh nga një familje e përkushtuar tradicionalisht për fenë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1479117541.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1-(1)_1479117563.jpg[/img]