Shamia po i nxjerr probleme mësimdhënëses së matematikës

Sot pasdite prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Visar Krasniqi” në fshatin Drenoc të Malishevës janë mbledhur në sallën e asrimtarëve të këtij institcioni shkollor për të diskutuar për problemin që e kanë me mësimdhënësen e matematikës.

Problem për ta nuk është se mësimdhënësja Fatmire Bujupi nuk ligjëron mirë lëndën e saj, por për shkak se ajo mban shaminë dhe frikohen se gjatë orëve të mësimit fëmijëve do t’ju mbajë ligjërata për fenë.
Përderisa nxënësit po e bojkotojnë mësimdhënësen duke iu bashkangjitur kërkesës së prindërve për largimin e saj, drejtori i shkollës fillore në Drenoc të Malishevës, thotë se këto kërkesa nuk janë të bazuara.
Edhe vetë mësimdhënësja thotë se po i bëhet e padrejtë nga nxënësit dhe prindërit, pasi që lëndën e saj ajo e ligjëron si mësimdhënësit tjerë dhe asnjëherë nuk ka dhënë leksione fetare në orët e saj.
Kjo pretendon se problem nuk është shamia, por qëllimi është që në vend të saj të vie një mësimdhënës tjetër.
“I kam thënë edhe drejtorit që nëse përdori diçka jashtë matematikës në orën time le të më shkarkojnë”, ka thënë mësimdhënësja.