Ditën e hëne (05.12.2016), në praninë e Myftiut të Republikës së Kosovës mr. Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetarit të KBI të Vitisë Husamedin Hoxha me bashkëpunëtorë, nënkryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, nënkryetarit të Komunës së Kllokotit Hasan Rashiti, hoxhallarëve e shumë xhematlinjëve u vendos gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit.
Pas këndimit të tekbireve në mënyrë solemne u vu gurthemeli dhe në fjalën e tij Myftiu Tërnava uroi banorët për xhaminë e re dhe theksoi se xhamitë përherë kanë qenë dhe do të jenë vend të edukimit për familjen dhe shoqërinë. Ai përmendi ajetin kuranor se me të vërtet xhamia ndërtojnë ata njerëz që besojnë Allahun dhe ditën e gjykimit.
Kurse kryetari i KBI të Vitisë Husamedin Hoxha tha se kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne e sidomos për vetë banorët e këtij lokaliteti dhe këtu do të edukohen dhe ushqehen shpirta e besimtarëve me kuranin dhe sunetin e Muhamedit a.s.
Nënkryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu, tha se të ndërtosh një xhami është punë shumë e madhe, por edhe pas ndërtimit do të jetë një detyrë ku imami kësaj xhamie do të kryej ritet fetare dhe do t’i edukojë gjenerata e reja.
Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Kllokotit, Hasan Rashiti, falënderoi këshillin e fshatit që vazhdimisht kanë qenë transparent dhe të gjithë kanë qenë të pajtimit që të ngritët ky objekt fetar i cili do të jetë mase i nevojshëm për nevojat e këtij fshati.
Ramush Azemi, përfaqësues i fshatit, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në fillimin e inaugurimit të kësaj xhamie.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/xhamia1_1481098169.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/xhamia3_1481098186.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/xhamia4_1481098198.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/xhamia2_1481098213.jpg[/img]