Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar kanë organizuar një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar fëmijët e dëmtuar nga lufta e përgjakshme e Sirisë.
Kjo fushatë do të zgjasë 10 ditë dhe do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve që duan të kontribuojnë në ndihmë të fëmijëve të dhunuar në konfliktin civil sirian.
Thirrjen për ndihmë e bëri presidenti i Kryqit të Kuq, z. Ylli Alushi, i cili në fjalën e tij theksoi se sa e rëndësishme është që njerëzit të kontribuojnë dhe të ndihmojnë personat në nevojë.
Më pas të gjithë me radhë kushtuan edhe thirrjet e tyre për sensibilizim, përfaqësuesit e komuniteteve fetare të qytetit të Elbasanit.
Thirrjes së Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan dhe Kryqit të Kuq Shqiptar për të mbledhur fonde për fëmijët sirianë, i është përgjigjur e para Myftinia e Elbasanit, e cila në ditën e parë të kësaj fushate ka dorëzuar një çek prej 5 milionë lekësh të vjetra.
Çeku i është dorëzuar presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar Ylli Alushi nga Myftiu Agim Duka.
Por një shumë prej 100 mijë lekësh të reja dha edhe kompania SIGAL./DI/
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/ndihme_1483538634.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/ndime2_1483538646.jpg[/img]