Imami i xhamisë Stara Breka në Sarajevë, Muhammad Veliq, ka ftuar të gjithë qytetarët që në këto ditë të ftohta nuk kanë ku të ngrohën të vinë në xhami.
“Duke parë se këto ditë po bën shumë ftohtë, njëjtë si vitin e kaluar, ftojmë njerëzit që nuk nuk mund të gjejnë ndonjë hapësirë që të ngrohen, se ata mund të vijnë tek ne në xhaminë në Stara Breka (Sarajevë), dhe aty të strehohen, të ikin nga të ftohtit dhe të ngrohen. Kjo thirrje vlen për të gjithë, pavarësisht se a janë muslimanë apo jo, besimtarë apo jo! Xhamia jonë është e ngrohtë dhe e gjërë për të akomoduar njerëzit që kanë nevojë për një vend ku mund të ngrohen, të gjejnë qetësinë dhe sigurinë. Xhamia është gjithmonë e hapur”, ka shkruar Veliq në profilin e tij në Facebook.