Ekziston diçka ku të gjithë ne gjejmë paqe dhe rehati, por ajo çfarë e bën aktoren bollywoodiane Priyanka Chopra të gjejë paqe dhe qetësi me siguri se do t’ju befasojë.
Në një videoklip të vjetër të rishfaqur kohët e fundit, gjatë një konference për shtyp në Bhopal, shihet se si një gazetar e pyet Priyanka Chopran se çfarë i pëlqen asaj më së tepërmi në qytet.
Përgjigja e saj ishte se çdo ditë para perëndimit të diellit, në tarracën e dhomës së saj të hotelit ajo pret thirrjen e ezanit .
“Pas një dite të lodhshme, në mbrëmje ulem në tarracën e dhomës time dhe dëgjoj ezanin nga të paktën gjashtë xhami. Kurrë nuk e humbi mundësinë që të dëgjoj këtë sepse në të ka një bukuri hyjnore. Ky moment më sjell një kënaqësi të veçantë. Vërtetë më pëlqejnë ato pesë minuta. Mënyra se si sinkronizohen ezanët para perëndimit të diellit është shumë qetësuese dhe magjepsëse,” thotë ajo duke shtuar se kjo është koha e saj e preferuar.
34-vjeçarja Chopra ka bërë një tranzicion nga Bollywood në Hollywood duke luajtur rolin kryesor në filmin “Quantico”.
Kohën e fundit, ajo mori çmimin People’s Choice Award për TV aktoren më të preferuar në zhanrin dramë.