Komuniteti mysliman në Orlando hap klinikë me shërbime falas për të varfrit

American Muslim Community Center (AMCC) në Orlando, Florida, ka transformuar një ordinancë të vjetër në një klinikë falas për të varfrit dhe ata që nuk kanë sigurim shëndetësor, derisa farmacia lokale Longwood Pharmacy do të sigurojë ilaçe falas.

"Qëllimi ynë është që të jemi në shërbim të njerëzimit, prandaj të gjithë janë të mirëpritur në klinikën tonë", thotë Atif Fareed kryetari i AMCC Orlando Sentinel dhe shtoi: "Në xhaminë tonë vinë më shumë se 40 mjekë. Njëmbëdhjetë prej tyre kanë nënshkruar se do të punojnë vullnetarisht nëklinikën tonë, për këtë ndihemi shumë të bekuar."
Klinika do të punojë vetëm të premteve, dhe do të ofrojë kujdes shëndetësor universal për të gjithë ata që jetojnë në Floridën Qendrore,e që janë të pasiguruar dhe që jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Atif për televizionin lokal “News 13”, tha: “Të ndihmosh ata që kanë nevojë është pjesë e besimit tonë."


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip