Në prani të prijësve fetarë, familja Gjonaj nga Gjakova ia fal gjakun e dy djemve familjes Hyseni nga Peja
Familjarët e dy djemve Gjonaj nga Gjakova, të cilët humben jetën në mëngjesin e të enjtes (02.02.2017) në një aksident komunikacioni, ia kanë shtrirë dorën e pajtimit familjes Hyseni nga Peja.
Falja e gjakut është bërë ne prezencën e Famullitarit të Doblibarës, Don Albert Jakaja, dhe Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame, Ahmet ef.Hoxha.
Ky akt u cilësua lartë nga krerët e dy komuniteteve fetare, katolike dhe muslimane.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/gjaku1_1486386592.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1486386607.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled1_1486386620.jpg[/img]
Artikulli i kaluar