Mbi 50 anëtarë të familjes Klinaku nga Vushtrria dhurojnë gjak
Gjesti i jashtëzakonshëm i familjes Klinaku nga Bivolaku i Vushtrrisë është shembulli më i mirë i familjes shqiptare.
Shtëpia që ndodhet në oborrin e xhamisë së fshatit Bivolak të Vushtrrisë, zakonisht përdoret për të pame. Por, të dielën familja Klinaku nuk ishte aty për këtë qëllim. Mbi 50 anëtarë të kësaj familje janë organizuar vullnetarisht për të dhënë me rastin e nëntë 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Anëtarët e kësaj familjeje krijuan radhë për të kontribuar në shpëtimin e jetës për personat në nevojë.
Organizatori i këtij aktiviteti Sylejman Klinaku tha që nga ky vit, ky aksion synohet të bëhet tradicional për familjen e tyre.
Artikulli radhës