Dashi me brirë katër pëllëmbë

Një njeri i pasur, por dorështrënguar kishte dhënë fjalën: "Po të më jep Allahu një fëmijë do ta bëj Kurban një dash me brirë katër pëllëmbë"

Pas disa kohësh i lindi një djalë, filloi të kërkoj gjithandej për një dash me brirë katër pëllëmbë sepse dëshironte ta qonte në vend fjalën e dhënë, por nuk arrinte ta gjente dot një gjë të tillë. Pyeti edhe të gjithë dijetarët e fesë, por nuk i dhanë dot zgjidhje. Më në fund dikush i tha se Imam Ebu Jusufi mund ta gjente një zgjidhje. Pasaniku shkoi tek Imam Ebu Jusufi dhe iu lut që t'i gjente një zgjidhje hallit te tij. Imam Jusufi që e dinte se ishte dorështrënguar i tha:

• Unë mund të gjej një zgjidhje, por kam një kusht!

• Çfarë kushti ke?

• Ti je i pasur, po ndërtove katër shkolla për nxënësit e varfër dhe të ndërtosh edhe katër dyqane për të plotësuar nevojat e këtyre shkollave, atëherë unë ta zgjidh problemin.

• Pasaniku e pranoi këtë kusht, Ditën e Bajramit Imam Ebu Jusufi solli një dash normal dhe një fëmijë 5 vjeç. I tha vogëlushit që t'i matë brirët e dashit dhe dolën 4 pëllëmbë. Imam Ebu Jusufi tha:

• Ja ky është dashi që ke premtuar ta besh kurban, sepse ti nuk e ke cilësuar madhësinë e pëllëmbës.

• Pasaniku e bëri kurban dashin dhe mbajti fjalën për të ndërtuar shkollat dhe dyqanet.



Kerim Gash


Artikulli i kaluar
Jeta e kaluar kot