BIK ndihmon Myftininë e Pukës me pako ushqimore dhe shtron iftare

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në kuadër të muajit të Ramazanit ndihmon myftininë e Pukës me 200 pako ushqimore për 200 familje skamnore dhe ka shtruar tre iftare me nga 100 persona me gjithsejtë 300 persona në qytetin e Pukës dhe Fusharrëz.

Nga Kryesia e të deleguar janë drejtori financiar Kasim ef. Gërguri dhe Bahri ef. Sejdiu anëtar i Kryesisë të cilët vetë personalisht kan bërë shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore para iftarit. Vlera e këtyre pakove kap shumën mbi 8000 euro.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës edhe më herët ka ndihmuar zonën e Pukës dhe zonat përreth si në veshmbathje ashtu edhe artikuj të ndryshëm ushqimor etj.