Ndërroi jetë hoxha, profesori dhe dijetari islam, Mahmud Arnauti
Njoftohet opinioni e gjerë se dje pas namazit të drekës ka ndërruar jetë hoxha, profesori dhe dijetari i njohur islam, Mahmud Arnauti i biri i dijetarit Abdulkadër Arnautit, të njohur në lëmin e hadithit në tokat arabe e më gjerë.
Babgjyshi i Prof Mahumdit ishte nga Vrella e Istogut. Ai bashk me tërë familjen e tij u detyrua të shpërngulej në Damask të Sirisë.
Pas çlirimit të Kosovës, Prof. Mahmud Kader Arnauti u rikthye në vendlindjen e të parëve të tij.
Hoxha ishte profesor shumëvjeçar i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë
Varrimi i rahmetliut është bërë sot, më 6 qershor, pas namazit të drekës në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Artikulli i kaluar