Kryeministri kanadez ndihmon muslimanët në Ramazan

Pasi ua uroi bashkëvendësve të tij muslimanë Ramazanin tri javë më parë, tani Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, po u ndihmon vullnetarëve të organizatës humanitare Islamic Relief në paketimin e ndihmave të dedikuara për njerëzit në nevojë.

Ai, në rrjetin social 'Facebook' ka postuar foton me këtë shkrim:

“Po i mbushim! Ishte kënaqësi të jesh në mesin e vullnetarëve të Islamic Relief Canada, për të shënuar Ramazanin, duke përgatitur pako ushqimore për Moisson Montréal.”