Turqi: Kënd lodrash në xhami, teravit falen pa preokupim

Në Xhamin e Fakultetit të Ilahijatit pranë Universitetit të Marmaras është formuar një kënd lojërash për fëmijë.

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ka qenë tërheqja e fëmijëve që të frekuentojnë xhamit, por po ashtu që edhe prindërit të mund të falen lirisht dhe pa u penguar nga fëmijët.

Ata gjatë namazit të teravisë kanë edhe kujdestare që merren me angazhimin dhe argëtimin e tyre.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1497605816.jpg[/img]

Kjo iniciative ka ardhur nga studentet të cilët në bashkëpunim me Dekanin e këtij Fakulteti, Prof. Dr. Ali Köse dhe në koordinim me administrimin e xhamisë kanë realizuar këtë ide mjaft atraktive dhe tërheqëse për fëmijët.

Kjo ka zgjuar kureshtjen e fëmijëve saqë me përfundimin e namazit të teravisë nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1497605831.jpg[/img]

Kjo është një formë e re e tërheqjes së fëmijëve për frekuentimin e xhamive që është duke u praktikuar në Turqi.