Tetë muslimanë britanikë nisin udhëtimin drejt Mekkës me biçikleta

Tetë muslimanë britanikë kanë nisur udhëtimin e tyre drejtë Arabisë Saudite me biçikleta duke shpresuar që të arrijnë në kohë për Haxhin vjetor, që këtë vit i bie në muajin gusht.

Ata do të udhëtojnë për gjashtë javë nëpër tetë shtete, mbi 2000 milje, për të mbledhur 1 milion paund ndihma për të dëmtuarit nga lufta në Siri.

Duke filluar nga Anglia, ata do të udhëtojnë nëpër Francë, Gjermani, Zvicër, Itali e pastaj në Greqi. Në kushte normale, ata do të dëshironin të udhëtonin nëpërmjet Turqisë, Sirisë dhe Jordanisë, por për arsye sigurie ata do të udhëtojnë me anije nga Greqia në Egjipt para se të udhëtojnë për në Arabinë Saudite.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/hajj-ride-map_1501061716.png[/img]

Grupi shpreson të jetë një nga të parët që do të udhëtojnë për në Haxh nga Britania në biçikleta.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip