Ylli i boksit nga Kazakistani konvertohet në Islam

Kampioni i parë olimpik i boksit në Kazakistanin e Pavarur, fituesi i trofeve Val Barker, kampioni botëror i Cruiserweight IBF, legjenda e boksit kombëtar Vasily ‘Balkhash Tiger’ Zhirovhas u konvertua zyrtarisht në Islam në xhaminë e kryeqytetit “Nur-Astana”.

Kjo është bërë e ditur nga “Kazakistan Proffessional Boxing” në Facebook. Ku thuhet se Vasily Zhirov pranoi Islamin në prag të Fitër Bajramit.
Rustam abdussalamov në Instagram kishte shkruar: “Dje ishte një ditë e veçantë … dhe një Bajram i veçantë! Ne u zgjuam në pesë të mëngjesit dhe shkuam për të falur namazin e Bajramit, por këtë herë shkova me Vasily Zhirov, ai qëndroi pranë meje në të njëjtën rresht. Ishte namazi i tij i parë në jetë, në një ditë e veçantë në xhaminë qendrore të kryeqytetit!”

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/20170628093652_1498738973.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip