Mëson leximin e Kur-anit në moshën 83-vjeçare

?ener Celkanl?o?lu, 83 vjeç, që jeton në qytetin Kilis të Turqisë mëson leximin e Kuranit në një kurs të hapur nga myftinia, raporton Anadolu Agency (AA).

Celkanl?o?lu, e cila ka 5 fëmijë dhe 27 nipër e mbesa mori pjesë në një kurs të hapur nga Fondacioni Arsimor dhe Humanitar për të Varfërit (YOYA) të myftinisë së qytetit Kilis.

Pavarësisht moshës, Celkanl?o?lu, afërsisht një vit më parë filloi kursin dhe ka arritur të lexojë Kuranin ashtu si edhe mikeshat e saj në kurs.

Pasi ka shpjeguar se pavarësisht moshës, po përjeton lumturinë e kësaj arritjeje në leximin e Kuranit të cilën e ka ëndërruar që në fëmijëri, Celkanl?o?lu ka thënë se është shumë e lumtur që ka arritur ëndrrën e saj pas shumë vitesh.

“Kam shkolluar të gjithë fëmijët e mi, i kam rritur dhe i kam martuar. Mendjen e kam patur gjithmonë të mësoja leximin e Kuranit. Teksa mendoja këtë, mora vesh për kursin këtu dhe fillimisht dërgova nusen dhe vajzën time. Vërejta se ata përparuan goxha dhe iu thashë ‘prisni njëherë uluni ju aty se tani e kam unë rradhën’. Më pas takova mësuesen Fatma dhe e pyeta nëse më pranonte në kurs. Ajo mu përgjigj ‘përse jo, merr kartën e identiteti dhe eja’, ku dhe më pas u regjistrova.”

Ndër të tjera Celkanl?o?lu ka shtuar se gjatë procesit të mësimit ka hasur shumë vështirësi, por ia ka arritur më në fund.

“Që prej 10 vitesh jetoja me një shpresë të madhe për të mësuar leximin e Kuranit dhe vitin e kaluar nisa kursin. Dhe më në fund ia arrita. Të mësuarit nuk ka moshë, që të gjithë nga mosha 7 e deri në 70 vjeç duhet të përpiqen të mësojnë leximin e Kuranit”, ka theksuar Celkanl?o?lu duke shprehur falënderimet për organizatorët e kursit dhe duke i rekomanduar bashkëmoshatarëve që të ndërmarrin një hap të tillë.

Ndërsa myftiu i qytetit, Mahmut Karatepe, pasi ka vënë në dukje se Celkanl?o?lu ka ndjekur kursin pa asnjë ndërprerje dhe ka mësuar leximin e Kuranit pavarësisht moshës, ka theksuar se kjo tregon se të mësuarit nuk ka moshë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme