Në një vit thatësire të madhe, ku mungesa e madhe e ushqimit dhe e bereqetit i shqetësonte të gjithë njerëzit, një prej velive më të rëndësishëm të asaj kohe, Shakik Belhi pa një rob që buzëqeshte i lumtur.
Iu afrua dhe e pyeti: - Në një kohë kur të gjithë janë të shqetësuar e të merakosur për zinë që ka pllakosur vendin, si ka mundësi që ti je kaq i lumtur dhe buzëqesh?
- E çfarë më duhen mua të tjerët? Unë nuk jam në rrezik. Zotëria im ka shtatë fshatra dhe të gjitha nevojat tona plotësohen, iu përgjigj robi.
Kjo përgjigje ishte një shuplakë e vërtetë për Shakikun sepse edhe vetë ai ishte shumë i shqetësuar për gjendjen e vështirë. Por, fjalët e robit e zgjuan dhe i bëri këtë thirrje vetes: - O Shakik, eja në vete! Ky rob i beson zotërisë së vet që në fund të fundit është vetëm njeri i gjorë. Ndërsa ti i nënshtrohesh Allahut. Si mund të kesh dyshime mbi furnizimin?