Dy pjesët më të këqija dhe më të mira të njeriut

Një ditë i urti Llokman Hakim bashkë me një nxënës të tij doli për gjah.

Gjatë kthimit prijësi i një fisi i ftoi të qëndronin për darkë në shtëpinë e tij. Llokmani pranoi ftesën dhe qëndruan atë natë aty. Prijësi i fisit theri një dash për mysafirët .
Llokmani i tha nxënësit: “Shko dhe na i sjell dy pjesët më të mira të kafshës!”
Nxënësi shkoi dhe u kthye me gjuhën dhe zemrën e dashit në dorë. “Të lumtë!”, i tha Llokman Hakimi, “e gjete.”
Herën tjetër, derisa qëndronin në shtëpinë e një fisi tjetër, Llokmani i tha përsëri nxënësit t’i sillte dy pjesët më të këqija. Nxënësi shkoi dhe solli përsëri gjuhën dhe zemrën.
“Të lumtë!”, i tha Llokman Hakimi, “përsëri e gjete.” Në të vërtetë, pjesët më të këqija dhe më të mira të njeriut janë gjuha dhe zemra.