Milingonat lëshojnë valë zanore

Një grup shkencëtarësh vendosën në foletë e milingonave amplifikatorë zëri shume të vegjël për te përcjellë tingujt që lëshon mbretëresha milingonë, sepse këto tinguj stimulojnë vëmendjen dhe përqendrimin e milingonave të tjera.

Ata zbuluan se milingonat i ndërprisnin lëvizjet e tyre sapo dëgjonin tingujt e lëshuara nga mbretëresha. Këtë gjë ato e bënin duke ngritur lart antenat e ndijimit, duke pritur për orë të tëra pa bërë as më te voglën lëvizje dhe nëse ndodhte që dikush apo diçka i afrohej folesë, ato e sulmonin me shpejtësi.

Shkencëtarët pohojnë se milingona ka më shumë njësi nga sa mendohej më parë. Tingujt e ndryshëm brenda një kolonie të vetme mund të provokojnë reagime të ndryshme dhe për këtë Allahu xh.sh. thotë: "Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: "O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë." (Neml, 18)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme