Aktualitete

Drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ramadan Shkodra, i shoqëruar edhe nga përgjegjësi për literaturë, z. Agim Gashi, të dielën dhe të hënën vizituan panairin e librit “Ulqini 2022”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka mbajtur dje mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi kryetari, Dr. Valon Myrta.

Ambasadorin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në prag të Vitit të ri të myslimanëve – Hixhretit, ka vizituar sot Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku u prit nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht drejtoria për Diasporë ka hapur dyert e Medresesë “Alauddin” për mërgimtarët në një takim që tashmë është bërë tradicional.

Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan dhe u analizuan numrat nga 371 deri më 378.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë ka filluar ndërtimin e dy shtëpive në Komunën e Gjakovës.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon sulmin mbi imamin e xhamisë së fshatit Lupç, Zeqir ef. Berishës.

Grupi i fundit i haxhive kosovarë, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta, është kthyer sot në Kosovë.

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogu kanë arritur në Kosovë.