Aktualitete
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, gjatë vitit 2021, ka realizuar një sërë projektesh bamirëse humanitare.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Në prezencën e myftiut të Republikës së Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë dhe kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, vendoset gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re në hyrje të Gjilanit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marrë pjesë në ceremoninë e Menshurës së reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziq, e cila u mbajt të dielën, në xhaminë “Osmangazi” në Podgoricë.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, ka takuar sot sekretarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të institucioneve të saj.
Me rastin e 1 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Mbulesës, Departamenti i Gruas në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi program dedikues me titull “Mbulesa-burim fuqizimi dhe dinjiteti”.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Meshihatit të Kroacisë, myftiun Aziz ef. Hasanoviç, i cili shoqërohej nga kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Kroaci, dr. Mirza Sabiç
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
I nderuari Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, z. Mehas ef. Alija, shfrytëzoj nga rasti dhe kam nder të veçantë që, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryetar të KMSHZ-së
Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit mes Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame dhe Fakultetit të Studimeve Islame.