Aktualitete

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbrëmë është zgjedhur në mesin e 20 personaliteteve për t’u falur në brendësinë e Qabesë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava mbajti një fjalim në Konferencën e Ligës Botërore Islame me temën “Uniteti Islam – Rreziqet e etiketimit dhe përjashtimit”, e cila po mbahet në Meke të Arabisë Saudite.

Nën patronatin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud, në Meke po mbahet konferenca islame globale me temën “Uniteti Islam – Rreziqet e etiketimit dhe përjashtimit”, nën organizimin e Ligës Botërore Islame -RABITA.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Fondacionin “Muhamed bin Rashid Al-Maktoum”, ku u prit në takim nga drejtori gjeneral, z. Saleh Zaher në Dubai

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot mori pjesë në Forumin për promovimin e paqes në shoqëritë islame që po zhvillohet në Abu Dabi më 8-9 dhjetor me temën “Adresimi i sfidave globale: Të menduarit dhe veprimi së bashku”. Këtë konferenë po e organizon Këshilli evropian për liderët fetarë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe

Në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dabi, u mbajt ceremonia zyrtare e fillimit të Forumit të Pestë Ndërkombëtar të Promovimit të Paqes në Shoqëritë Islame, me titullin “Aleanca e virtyteve, mundësi për paqen globale.”

Në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe filloi punimet forumi i pestë për promovimin e paqes në shoqëritë islame. Në këtë forum po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij.

Instituti për certifikimin e produkteve hallall i Bashkësisë Islame të Kosovës “Kosova Halal Institute” mori pjesë në samitin e gjashtë botëror të produkteve hallall “Halal Expo”, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë. Ky samit u organizua nga Organizata për Bashkëpunim Islamik OIC dhe Republika e Turqisë.

Me rastin e shënimit të muajit të Mevludit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë, organizoi ligjëratë kushtuar jetës dhe veprës së Pejgamberit tonë të fundit, Muhamedit a.s. Ligjërata u mbajt në xhaminë e fshatit Pozharan, në të cilën para të pranishmëve ligjëroi kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri Bajgora.