Aktualitete

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmjet shoqatës së saj “Bereqeti” do të ndajë 1600 çanta me materiale shkollore për fëmijët e shkollave të ndryshme të Kosovës, kryesisht të zonave të thella e të varfra. Shoqata bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ndihmoi fëmijët e fshatrave të Gollakut me materiale shkollore.
Kjo iniciativë erdhi me qëllimin që edhe fëmijët e këtyre zonave tashmë thuajse të boshatisura, ta ndiejnë veten të inkurajuar për mësim dhe të mos mendojnë se janë të lënë anash.
Drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj tha se këtë donacion kemi vendosur që ta shpërndajmë në tërë territorin e Kosovës, në afro 100 fshatra të thella të Kosovës, më konkretisht në tetë komuna, kryesisht në zonat rurale, me qëllimin e vetëm që edhe këta fëmijë të mos e ndiejnë veten të lënë anash nga të tjerët dhe t’u themi se ne do të jemi çdoherë me ju. Është obligim fetar dhe kombëtar që të kontribuojmë të gjithë në fushë të arsimit. E gjithë kjo punë po bëhet që t’i inkurajojmë nxënësit për mësimnxënie në këto fshatra, sepse dihet se këto fshatra shumë pak vizitohen apo frekuentojnë shoqatat humanitare, por me këtë rast falënderoj të gjitha drejtoritë e arsimit nëpër komuna që po na përkrahin në këtë aksion. Dhe këto çanta janë shumë të cilësisë së lartë dhe nxënësit mund t’i përdorin ato për disa vjet,-tha mes të tjerash z. Flugaj.
Nazmi Sheqiri, drejtor i shkollës fillore Tefik Çanga në Koliq, falënderoi BIRK-un dhe shoqatën Bereqeti për këtë ndihmë shumë të mirëseardhur për fëmijët e kësaj shkolle. Ai shprehet i gëzuar që është zgjedhur pikërisht ana e Gollakut për t’u shpërndarë këto dhurata, ngase në shumicën e herëve organizatat ndalen në qytet dhe shumë rrallë vizitojnë këto zona.
Ai u shpreh se është një dhuratë mjaft e bukur për fëmijët, në mënyrë që edhe ata të gëzohen, ngase kanë nevojë, për faktin se prindërit e tyre, një pjesë e madhe janë të papunë dhe më shumë merren me bujqësi dhe blegtori.
Hareja dhe gëzimi shihej në fytyrat e fëmijëve për këto dhurata./bislame/

Myftiu Tërnava renditet në mesin e 500 personaliteteve myslimane më me ndikim në botë për vitin 2019. Kjo renditje erdhi në përvjetorin e dhjetë të botimit të librit “500 personalitetet myslimane më me ndikim në botë”.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” nga Kuvajti, sot mbajti trajnimin për librin “Lexo dhe Avanco”.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Mevlut Çavusoglu.

Dje, ditë e martë, më 16.10.2018, në Kajro, filloi punimet konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm Botëror i Autoriteteve Fetare per Fetva, e kryesuar nga Myftinia e Egjiptit, me titull: Përtërirja në Fetva – teoria dhe aplikimi.

Sot në sallën e konferencave në Fakultetin e Studimeve Islame është promovuar libri “Histori e qytetërimit islam” i autorit prof. dr. Qazim Qazimi

Një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë të prirë nga Adnan Ertem të shoqëruar nga Myftiu i Kosovës Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë qëndruan sot në Gjakovë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti sot në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, të prirë nga Adnan Ertem, i cili shoqërohej nga Hurata Ali, Sengul Koncagul dhe Keriman Dursun.

Me një ceremoni solemne e organizuar nga dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Fahrush Rexhepi, Fakulteti i Studimeve Islame shënoi fillimin e vitit të ri akademik 2018-2019

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e fundit, të kryesuar nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, bazuar në kompetencat e saj, mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe për kryetar të Kryesisë së BIK-ut -Myfti për periudhën e ardhshme pesëvjeçare (2018-2023).