Aktualitete

Myftiu i Kosovës z.Naim Ef. Tërnava i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i BIK z.Resul Ef.Rexhepi dhe anëtarët e kryesisë z.Ahmet Sadriu dhe z.Ramadan Shkodra u prit sot në një takim pune nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Skender Bruçaj.

Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi takim me mërgimtarët tanë në ambientet e Medresesë Alaudin.

Të hënën, më 30.07.2018, u organizua ritakimi i gjeneratës së 19-të të Medresesë “Alauddin”, ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Të enjten, më datë 26.07.2018, me ftesë të kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, u mbajt mbledhja me kryetarët dhe administratën e këshillave lokalë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Drejtoria për Diasporë e Bashkësisë Islame të Kosovës që e drejton prof. Ekrem Simnica, organizon takim-drekë pune me imamët, kryetarët, anëtarët e kryesive dhe punonjësit e tjerë në xhamitë dhe qendrat islame shqiptare në Diasporë.

Sot, me datë 25.07.2018, u mbajt mbledhja e drejtorisë së Haxhit me grupet e udhëheqësve të haxhive të Kosovës.

Sot, më 13.07.2018, ditë e premte, me urdhrin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës është mbajtur hytbe e njëjtë, e cila i është kushtuar kujdesit që duhet të kemi në trafik.

Drejtoria për Diasporë, në emër të Myftiut Naim Tërnava, në emër të organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin personal të drejtorit Ekrem Simnica, për vdekjen e imamit, mësuesit e studiesit të mirënjohur Muhidin Ahmeti; i shpreh ngushëllime familjes, miqve, kolegëve, xhematit, lexuesve dhe dashamirëve të tij duke i këshilluar për durimin dhe duke i rikujtuar për sevapin e tij, duke i rikujtuar edhe për veprën e mbarë të të ndjerit, për vlerat e tij të larta, për virtytet e tij fisnike, për njohjen e mirë që gëzon ndër njerëz dhe për shpresën e fortë që këtë njohje të mirë Allahu i madhëruar ta marrë për dëshmi ymeti e t’i gjendet në Ahiret. Allahu e mëshiroftë!

Në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë hoxha i njohur shqiptar, Muhidin Ahmeti.

Pas një pune të palodhshme 6-mujore të imamëve dhe këshillave vendorë të Bashkësisë Islame për organizimin dhe për mbajtjen e garave ne nivel lokal, edhe këtë vit, ashtu siç është bërë traditë, Departamenti i të Rinjve në bashkëpunim me zyrën e Kryeimamit dhe Departamentin e Gruas, në ambientin e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë; organizuan për herë të VIII me radhë garat e njohurive fetare në nivel shtetëror.