Aktualitete

Të nderuar besimtarë e qytetarë të Kosovës!
Kam nderin, kënaqësinë e respektin, që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, me rastin e 12 Rebiul eveli-it, datëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi selam, të gjithë besimtarët T’i përgëzoj me urimet më të ngrohta duke u lutur që natën e madhe të 12 rebiul evelit ta kujtoni, përjetoni e shijoni në mënyrën më të mirë të mundshme, me lutje, ibadet e adhurime.

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Diyaneti i Turqisë, në hotelin Emerald , me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s. u mbajt program artistik fetar (Kur’an, ilahi dhe ligjëratë)

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava mbrëmë në ambientet e Medresesë së Mesme Alauddin në Prishtinë bashkëbisedoi me nxënësit e Medresesë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti dje mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor, nga të cilat dolën forumet dhe udhëheqësi i Bashkësisë Islame të Kosovës për periudhën 2018-2023.

Me pjesëmarrjen e kryeredaktorit, prof. Sabri Bajgora dhe anëtarëve të tjerë të redaksisë, sot u mbajt mbledhja e redaksisë së revistës Edukata islame.

Organizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, u mbajt tryeza e rrumbullakët “Bashkë kundër dhunës”

Nën organizimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, me seli në Gjenevë të Zvicrës, dje ka filluar punimet konferenca me temën “Ligji humanitar ndërkombëtar dhe të drejtat islame në konfliktet e armatosura”

Me rastin e zgjedhjes së Myftiut Naim Tërnava në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Reisul Ulema i BFI-së ka dërguar një telegram urimi për Myftiun Tërnava.

Në mbledhjen e sotme,Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës zgjodhi Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmjet shoqatës së saj “Bereqeti” do të ndajë 1600 çanta me materiale shkollore për fëmijët e shkollave të ndryshme të Kosovës, kryesisht të zonave të thella e të varfra. Shoqata bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ndihmoi fëmijët e fshatrave të Gollakut me materiale shkollore.
Kjo iniciativë erdhi me qëllimin që edhe fëmijët e këtyre zonave tashmë thuajse të boshatisura, ta ndiejnë veten të inkurajuar për mësim dhe të mos mendojnë se janë të lënë anash.

Drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj tha se këtë donacion kemi vendosur që ta shpërndajmë në tërë territorin e Kosovës, në afro 100 fshatra të thella të Kosovës, më konkretisht në tetë komuna, kryesisht në zonat rurale, me qëllimin e vetëm që edhe këta fëmijë të mos e ndiejnë veten të lënë anash nga të tjerët dhe t’u themi se ne do të jemi çdoherë me ju. Është obligim fetar dhe kombëtar që të kontribuojmë të gjithë në fushë të arsimit. E gjithë kjo punë po bëhet që t’i inkurajojmë nxënësit për mësimnxënie në këto fshatra, sepse dihet se këto fshatra shumë pak vizitohen apo frekuentojnë shoqatat humanitare, por me këtë rast falënderoj të gjitha drejtoritë e arsimit nëpër komuna që po na përkrahin në këtë aksion. Dhe këto çanta janë shumë të cilësisë së lartë dhe nxënësit mund t’i përdorin ato për disa vjet,-tha mes të tjerash z. Flugaj.

Nazmi Sheqiri, drejtor i shkollës fillore Tefik Çanga në Koliq, falënderoi BIRK-un dhe shoqatën Bereqeti për këtë ndihmë shumë të mirëseardhur për fëmijët e kësaj shkolle. Ai shprehet i gëzuar që është zgjedhur pikërisht ana e Gollakut për t’u shpërndarë këto dhurata, ngase në shumicën e herëve organizatat ndalen në qytet dhe shumë rrallë vizitojnë këto zona.

Ai u shpreh se është një dhuratë mjaft e bukur për fëmijët, në mënyrë që edhe ata të gëzohen, ngase kanë nevojë, për faktin se prindërit e tyre, një pjesë e madhe janë të papunë dhe më shumë merren me bujqësi dhe blegtori.
Hareja dhe gëzimi shihej në fytyrat e fëmijëve për këto dhurata./bislame/