Aktualitete

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës Resul ef.Rexhepi dhe drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica pritën në takim delegacionin e Federatës së Organizatave Islame Ombrellë në Zvicër FIDS, të kryesuar nga kryetari Muntasar bin Muradi, Bashkim Aliu, anëtar i Kryesisë së FIDS-it dhe Mehas Alia, kryetar i Unioni të Qendrave Islame Shqiptare në Zvicër.

Sot më 11.01.2018 arritën në Prishtinë umrexhitë nga Kosova, të cilët nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës qëndruan në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë, që nga data 31.12.2017. Në këtë grup udhëtuan 59 persona nën udhëheqjen e drejtorit të Haxhit, Vedat ef. Sahiti

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës u mbajtur tryeza shkencore me titull “60 vjet të literaturës islame në gjuhën shqipe në Kosovë (1957- 2017)”

Me një ceremoni solemne, dje më datë 19.12.2017, Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës shënoi 25-vjetorin e themelimit

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve humanitare nëpërmjet shoqatës së saj Bereqeti, sot u ka ndihmuar skamnorëve të rrethit të Tropojës

Më 16 -17 dhjetor, në Stamboll të Turqisë, u mbajt takimi i dytë i Këshillit të Fetvave i Organizatës Islame të Shteteve të Evroazisë, ku morën pjesë përfaqësues të 33 shteteve nga Evropa dhe Azia, gjegjësisht anëtarët e Këshillit për Fetva të kësaj organizate

Në objektin e Medresesë “Alauddin” në Prizren, me nismën dhe organizimin e Departamentit për të Rinj pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit; u mbajt ligjëratë me temën: “Arkitektura Islame dhe tipologjia e xhamive në Kosovë”. Ligjërues ishte arkitekti i BIRK-ut, mr.sc. Sami Isufi.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot, në Abu Dhabi u prit në takim nga dr. Matar Al-Kaabi, kryetar i autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të Emirateve të Bashkuara Arabe

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga mr. Besim Mehmeti, asistent në kabinet, me ftesë të Qeverisë së EBA-së , po merr pjesë në sesionin e katërt të Forumit Ndërkombëtar “Promovimi i Paqes në Shoqëritë Islame”, që po mbahet në kryeqytetin e Emirateve Abu Dhabi.


Në Institutin e Hifzit "Medreseja e Madhe" në Gjakovë është mbajtur ceremonia e hifzit për pesë nxënësit e kësaj medreseje