Aktualitete

Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt në mënyrë solemne në teatrin “Adriana” e ka kujtuar këtë datë me rëndësi historike për besimtarët myslimanë

Departamenti i Gruas i BIK-ut dje më 29.11.2017. në sallën e kuqe të Pallatit të rinisë në Prishtinë organizoi program kulturo-fetar kushtuar lindjes së Muhamedit a.s.

Të premten, më 10.11.2017, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, qëndroi në Shkodër, ku u prit nga kryetari i KMSH-s Skënder Bruçaj me bashkëpunëtorë.

Më 31.10.2017 Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava realizoi vizitën e tij zyrtare në selinë e Dijanetit Turk në Ankara dhe u prit me nderime të larta nga kryetari i sapozgjedhur prof.dr. Ali Erbash-i.

Me rastin e muajit kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, më 12 tetor, Departamenti i Gruas i BIK-ut organizoi ligjëratë me temën: “Kanceri i gjirit, sfidat dhe parandalimi”.

Organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame I Gjilanit, në shtëpinë e kulturës së qytetit në Gjilan, u mbajt promovimi i librit të ribotuar të dr. Muhamet Pirrakut “Mulla Idris Gjilani dhe mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore (1942 1951)”
Në këtë eveniment mori pjesë edhe Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava më bashkëpunëtorë .
Fjalë rasti mbajtën Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe kryetari i KBI-së në Gjilan Naim ef. Aliu.
“Ne, Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit duke parë nevojën e lexuesve dhe të të interesuarve që të kenë në dorë këtë libër, vendosëm ta ribotojmë këtë libër të dokumentuar me fakte për jetën, veprën dhe sakrificën e kolosit, Mulla Idris Gjilanit”,-tha kryetari Aliu.
Ndërsa Myftiu Tërnava veçoi se studimet dhe promovimet e tilla janë shumë të rëndësishme e sidomos kur kemi te bëjmë me figurat e shquara të kombit që bënë shumë për vendin dhe për popullin tonë, duke ua vënë në pah vlerat, virtytet e sakrificat e tyre sublime në shërbim të kauzës sonë fetare e kombëtare.
Myftiu Tërnava nënvizoi se me idealet e sakrificën qe ka rrënjët thellë në besimin në Zotin një, Mulla Idrizi organizoi, mbrojti dhe luftoi për tërësinë e tokave shqiptare, ideal ky i kolosëve dhe personaliteteve më të ndritura të popullit tonë, që u paraqitën dhe lindën si feniks nëpër periudha dhe etapa të ndryshme të historisë sonë të lavdishme kombëtare. Populli shqiptar në krye me Mulla Idrizin Gjilanin, me rezistencën e tij heroike në kodrën e Kikës, dëshmoi dhe i tregoi botës mbarë se Ne nuk jemi popull që rrimë duarkryq kur na sulmohet atdheu ynë e as që pranojmë ideologji, sisteme e regjime të huaja që nuk njohin Zot e fe. Shembullin e Mulla Idrizit e ndoqën edhe shumë imamë e hoxhallarë edhe në luftën e fundit në Kosovë, rreth 40 imamë ranë dëshmorë në mbrojtje të atdheut, të motivuar nga atdhedashuria dhe nga inspirimi e motivimi Kuranor e profetik./bislame/

Departamenti i Gruas shpall konkurs për ese me temën: “Muhamedi a.s. shëmbëlltyrë e njerëzimit”

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim profesorin universitar, prof. dr. Zoltan Szombathy, profesor në Departamentin e Studimeve Arabe në Universitetin “Otvesh Lorand” të Hungarisë, i cili shoqërohej nga ambasadori i Hungarisë në Pristine, shkëlqesia e tij z. László Markusz.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik 2017/18, e cila u mbajt në Fakultetin e Studimeve Islame, organizuar nga dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Fahrush Rexhepi

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava inspektoi restaurimet që po bëhen ne disa objekte të KBI Gjakovë si: Medresenë e Vogël, konviktin, xhamitë Mulla Jusuf, Kusar, Sefë dhe bibliotekën e xhamisë Sylejman Hadim Aga.